Kolegji d’Overbroeck Oksford
Kolegji d’Overbroeck është një shkollë kryesuese e pavarur me nxënës ditor dhe me nxënës që jetojnë në konvikt në Oksford.
Në d’Overbroeck ne ofrojmë tre programe të ndryshme për nxënësit ndërkombëtarë.
- Programin GCSE (për nxënësit a moshës 15-18 vjeç). Ky program ofrohet në Qendrën tonë Ndërkombëtare të Studimit e cila ka 40 nxënës ndërkombëtarë.
- Programin e nivelit A (për nxënësit e moshës 16+ vjeç). Ky program ofrohet nga “Sixth form” e cila ka 240 nxënës (60% MB). Sixth Form-a e Kolegjit është përshkruar nga Udhëzuesi i Shkollave të Mira si “mundësisht sixth form-a e pavarur më e mirë në MB”.
- Kurse Verore të anglishtes (për nxënësit a moshës 14-18 vjeç). Këto kurse zgjasin 2 deri 6 javë. Zakonisht ne kemi rreth 60 studentë në javë në kurset tona të verës.
Akreditimi
Kolegji d’Overbroeck është anëtar i akredituar i Këshillit të Shkollave të Pavarura dhe është anëtar i ISA-s dhe SHMIS-it.
Qendra Ndërkombëtare e Studimit të d’Overbroeck-ut është akredituar nga Këshilli Britanik.
Të dhënat për kontaktim:
- mail@doverbroecks.com
- tel: +44 1865 31 00 00
- fax: +44 1865 55 22 96
Programi GCSE
Programi ynë GCSE (për nxënësit e moshës 15-18 vjeç) përfshin anglishte intensive si dhe lëndë të tjera akademike (të tilla si art, biologji, studime biznesi, kimi, qytetari, frëngjisht, gjeografi, histori, matematikë dhe fizikë). Nxënësit mund të studiojnë deri 9 lëndë të ndryshme të GCSE-së në vartësi të nivelit të tyre të anglishtes.
Ky kurs është i përshtatshëm për nxënës të cilën duan të vazhdojnë nivelin A të studimeve ose Bakalaureatin Ndërkombëtar (International Baccalaureate) në MB. Ai ofron një mjedis të sigurt dhe mbështetës dhe mësimi zhvillohet në klasa me numër të vogël nxënësish. Programi GCSE jepet nga mësues specialistë të cilët vërtetë e kuptojnë se sa sfiduese mund të jetë puna në një gjuhë të huaj.
Shumë nga nxënësit tanë që studiojnë GCSE vazhdojnë nivelin A në Sixth Form të Kolegjit d’Overbroeck i cili është përshkruar si “mundësisht sixth form-a më e mirë e pavarur në MB” nga Udhëzuesi i Shkollave të Mira. Nxënësit tanë të GCSE-së kanë përparësi ndaj nxënësve të jashtëm nëse ata plotësojnë kërkesat e duhura për pranimin.
Nxënësit tanë të GCSE-së kanë tendenca të marrin rezultate të jashtëzakonshme në provimet e tyre në nivelin A dhe të zënë vende në universitetet më të mira në MB, përfshi universitetet e Oksfordit dhe të Kejmbrixhit.
KARAKTERISTIKAT KRYESORE
- Vendndodhja: në qendër të Oksfordit. 1 orë nga aeroporti Heathrow i Londrës
- Rezultatet: nxënësit vazhdimisht arrijnë rezultate të shkëlqyera në GCSE
- Muaji i fillimit: Shtator / Janar
- Kohëzgjatja: zakonisht 3 semestra
- Kërkesat për nivelin e anglishtes: mesatar bazë
- Mosha: 15-18
- Numri total i nxënësve: rreth 40
- Madhësia e klasës: 10-12 nxënës
- Mësimet: Dita fillon në 08:45 të mëngjesit me regjistrimin. Dita e shkollës zakonisht mbaron në orën pesë por nganjëherë në orën gjashtë nëse ka seanca laboratorike atë ditë.
- Kombësitë e nxënësve: Nxënësit tani vijnë nga e gjithë bota përfshi Azerbajxhan, Kinë, Gjermani, Hong Kong, Iran, Japoni, Kazakistan, Rusi, Kore e Jugut, Tajlandë, etj.
AKOMODIMI
Nxënësit jetojnë me familje mikpritëse të zgjedhura me kujdes ose në një numër të kufizuar vendesh në konviktet tona. Familjet mikpritëse ju ofrojnë nxënësve shumë kujdes dhe ndihmë gjë e cila është thelbësore kur studiohet jashtë vendit. Nxënësit nxiten të flasin anglisht gjatë gjithë kohës dhe kanë një mundësi të jashtëzakonshme të zbulojnë kulturën dhe zakonet britanike. Familjet mikpritëse zgjidhen me kujdes dhe shumë prej tyre kanë patur nxënës nga Kolegji të cilët kanë jetuar me ta për shumë vite.
Familjet janë rreth 10-20 minuta nga Kolegji. Nxënësit jetojnë në dhoma gjumi teke ose dyshe. Mëngjesi dhe darka ofrohen nga familja mikpritëse.
Lidhja me internetin ju ofrohet të gjithë nxënësve.
MBARËVAJTJA
Secili nxënës ka një tutor personal i cili monitoron dhe ndihmon zhvillimin akademik dhe mbarëvajtjen e tij/të saj. Tutorët janë të gjithë të përgatitur të këshillojnë dhe ndihmojnë nxënësit për çdo çështje dhe ata janë në kontakt të rregullt me prindërit apo kujdestarët. Inspektorati i Shkollave të Pavarura e ka vlerësuar kujdesin për nxënësit tanë si “të jashtëzakonshëm” në inspektimin që na u bë herën e fundit.
Nxënësit po ashtu kanë takime të rregullta me Drejtorin e Qendrës Ndërkombëtare të Studimit për të vlerësuar ecurinë e tyre akademike dhe pastorale dhe për të diskutuar aspiratat akademike të ardhme.
Nxënësit gjithnjë kanë dikë me kë të flasin nëse kanë shqetësime dhe ne kemi një numër telefoni për emergjenca që funksionon 24 orë në ditë.
AKTIVITETET JASHTË MËSIMIT
Nxënësit nxiten të marrin pjesë në një numër sportesh dhe aktivitetesh ngacmuese që përfshinë art, basketboll, kriket, vallëzim, debatim, dramë, muzikë, kanotazh, ragbi, etj. Çdo semestër, ka evenimente, udhëtime dhe aktivitete përfshi një udhëtim për të parë Londrën, Garën e Kanotazhit të Universitetit të Oksfordit, koncertin e Krishtlindjeve, Festivalin Ndërkombëtar të Arteve, marrjen pjesë në një Pantomimë, vajtjen në një ekskursion në Bath, vajtjen në një mbrëmje vallëzimi, vizitën në Hidrocentralin në Didcot, marrjen pjesë në një Seminar për Dramë, etj.
Për më shumë të dhëna vizitoni: http://www.doverbroecks.com/isc ose dërgoni email tek isc@doverbroecks.com
Programi i Nivelit A (Sixth Form)
Sixth Form i Kolegjit d’Overbroeck në Oksford është mjaft i njohur për mësimdhënien stimuluese e interaktive dhe mjedisin miqësor. Zakonisht madhësia e klasave është 7 (maksimumi 10 nxënës) ndaj çdo nxënës ka mundësi të kontribuojë në mësim dhe të marrë kujdes personal.
Nxënësit mund të zgjedhin nga një gamë e gjerë prej 40 lëndëve të cilat mund të studiohen në pothuaj çdo lloj kombinimi. Kolegji ofron trajtim nxitës, personel jashtëzakonisht mbështetës dhe fokusohet tek suksesi gjë e cila i mundëson nxënësit të shkëlqejnë. Shumica e nxënësve janë nga MB-ja por Kolegji mirëpret nxënës ndërkombëtarë nga shumë vende të ndryshme. Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur nga suksesi i këtyre nxënësve në Nivelin A dhe më tej në universitet. Çdo vit pothuaj 100 nxënës të rinj vijnë në Sixth Form nga shkolla të tjera dhe ndaj është e lehtë për nxënësit ndërkombëtarë të bëjnë shokë e shoqe. Një nga pikat më të forta të Kolegjit është kujdesi personal që marrin nxënësit për t’u siguruar se janë të kënaqur, se ecin mirë me studimet e tyre dhe se po planifikojnë me kohë për të shkuar në universitetet më të mira.
Ambientet e Kolegjit përfshijnë studio arti (me dhoma të posaçme për fotografi dhe qeramikë), qendra studimi të mbikëqyrura, një bibliotekë shkolle të pajisur plotësisht me kompjuterë me lidhje interneti pa kabull si dhe laboratorë të pajisur mirë.
Rezultatet e nxënësve tanë në nivelin AS dhe A janë të shkëlqyera dhe ne kohët e fundit jemi klasifikuar si shkolla më e mirë për të vlera shtesë në ecurinë e nxënësve. Ne ofrojmë një program përgatitor të posaçëm për Universitetet e Oksfordit dhe Kejmbrixhit, të krijuar nga personeli ynë) shumica e të cilëve janë diplomuar nga këto universitete) si dhe një program të veçantë për universitetet e mjekësisë. Destinacionet tona të dhjetë universiteteve më të mira në tre vjetët e fundit përfshijnë Universitetin e Oksfordit, Universitetin e Kejmbrixhit, Shkollën Ekonomike të Londrën, Kolegjin "King’s” në Londër, Universitetin e Edinburgut, etj.
AKADEMIA
Lëndët e ofruar në nivelin AS/A2 në pothuaj çdo kombinim përfshijnë: llogarimbajtje, histori antike, art, biologji, studime biznesi, kimi, civilizim klasik, komunikim & kulturë, kompjuter, studime drame dhe teatri, ekonomi, anglisht, studime filmash, frëngjisht, matematikë për përparuar, gjeografi, histori, histori arti, italisht, japonisht, latinisht/greqishte klasike, juridiksion, matematikë, gjuhë kineze mandarinë, gjuhë moderne, muzikë, teknologji muzike, filozofi, fotografi, fizikë, edukim fizik, politikë, psikologji, studime fetare, rusisht, sociologji, spanjisht.
Anglishtja si Gjuhë e Huaj:- Të gjithë nxënësve të cilëve ju nevojitet ndihmë me anglishten, në periudhën përpara provimeve IELTS në Sixth Form ju jepen mësime të specializuara akademike për anglisht.
AKOMODIMI
Nxënësit jetojnë ose në shtëpitë konvikt të Kolegjit ose në familjet e tyre mikpritëse. Akomodimi ndodhet në zonën tërheqëse të Oksfordit verior (vetëm pak minuta nga qendra e qytetit). d’Overbroeck ka dy shtëpi konvikt; njëra përballë Kolegjit dhe tjetra 10 minuta me këmbë nga Kolegji.
Nxënësit jetojnë në dhoma gjumi teke ose dyshe me banja brenda ose me banja të përbashkëta. Në secilën prej shtëpive konvikt ka një prind shtëpie që jeton aty gjithë kohën. Prindërit e shtëpisë përgatisin mëngjesin dhe darkën për nxënësit. Dreka mund të blihet në shkollë.
Shtëpitë konvikt janë ndarë në zona të veçanta për djemtë dhe vajzat; secila shtëpi konvikt ka një dhomë të madhe të përbashkët të cilën e përdorin së bashku vajzat dhe djemtë, si dhe një kopsht shumë të bukur për grillë, ping-pong, etj.
Lidhja me internetin ju ofrohet të gjithë nxënësve.
MBARËVAJTJA
Kujdesi për nxënësit tanë është i shkëlqyer. Çdo nxënës ka takime të rregullta me Drejtorin e tyre të Studimeve. Secili Drejtor i Studimeve mbikëqyr një numër të vogël nxënësish për të cilët ata kanë përgjegjësi pastorale dhe akademike. Drejtorët e Studimeve monitorojnë ecurinë akademike dhe pastorale të nxënësve të tyre dhe ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë mënyra të efektshme studimi, të organizojnë kohën e tyre në mënyrë efikase dhe të balancojnë kërkesat akademike në lëndët e tyre të ndryshme. Drejtorët e Studimeve janë pika qendrore për kontaktin me prindërit. Ne e mirëpresim komunikimin e rregullt dhe i mbajmë prindërit të mirinformuar nëpërmjet raporteve të detajuara, takimeve me prindër dhe mbrëmjeve informuese.
AKTIVITETET JASHTË MËSIMIT
Ne ofrojmë një program me gamë të gjerë aktivitetesh jashtë-mësimore që përfshijnë artin, basketbollin, kriketin, Revistën e Kolegjit, vallëzimin, debatimin, dramën, Dukën e Edinburgut, Klubin e Iniciativave, futbollin, hokejin, muzikën, netballin, ragbinë, rounders, kanotazhin, notimin, tenisin, etj. Ne punojmë me një numër partnerësh (përfshi Universitetin e Oksfordit dhe Universitetin Oksford Brooks0 për të mundësuar nxënësit të përfitojnë nga udhëheqja dhe mjediset e shkëlqyera. Ne jeni të kënaqur të ndihmojmë që nxënësit tanë të marrin pjesë në klubet sportive të Oksfordit, p.sh. të golfit, kalërimit, etj.
Për më shumë të dhëna: http://www.doverbroecks.com/sixthform ose dërgoni email tek mail@doverbroecks.com
Kurset verore të anglishtes, Oksford
Kurset tona verore interaktive të anglishtes që zhvillohen gjatë 2-6 javëve janë krijuar posaçërisht për të rinjtë (mosha 14-18) të cilët duan një mundësi për të praktikuar dhe përmirësuar anglishten e tyre në një mënyrë shumë të integruar dhe interaktive.
Kurset tona verore ofrojnë një përzierje unike të leksioneve, seminareve interaktive, bisedave dhe diskutimeve me profesionistë (p.sh. gazetarë, aktorë dhe shkencëtarë) si dhe disa udhëtime të mahnitshme të lidhura me mësimin e nxënësve që përfshijnë Teatrin Shakespeare Globe në Londër, Qendrën Kombëtare të Hapësirës në Lester dhe Qendrën e Televizionit të BBC-së në Cardif.
Çdo javë ka një temë të ndryshme. Temat përfshijnë studime biznesi, shkencë, muzikë dhe arte të ekzekutuara, dizajn dhe histori. Ne po ashtu ofrojmë një program të plotë sportiv dhe argëtimi.
Nxënësit grupohen bazuar mbi nivelin e tyre të anglishtes dhe mësojnë në klasa të vogla prej 10 (maksimumi 12 nxënësish) që ofrojnë mjaft kujdes personal. Kurset janë dizenjuar me kujdes nga personeli jonë me kohë të plotë dhe të gjithë mësuesit janë të kualifikuar për të dhënë anglisht si gjuhë të dytë.
Kurset tona janë të përshtatshme si një parapërgatitje për nxënësit të cilët dëshirojnë të studiojnë në MB në të ardhmen ose për nxënësit të cilët duan një pushim vere interesant.
KARAKTERISTIKAT KRYESORE
- Vendndodhja: Qyteti i Oksfordit (1 orë nga aeroporti Heathrow – lidhje direkt). Një transferim nga aeroporti Heathrow i Londrës është përfshirë në çmimin e kursit.
- Mosha: 14-18
- Kohëzgjatja: 2 deri 6 javë
- Niveli mesatar bazë në të avancuar
- Orët e mësimeve:- 18 orë në javë me një opsion për të zgjedhur seanca shtesë 'anglishte akademike’ gjatë aktiviteteve të veçanta mbasditeve. 2 udhëtime në javë dhe program i plotë sportiv dhe argëtimi.
AKOMODIMI
Nxënësit jetojnë në shtëpitë konvikt të Kolegjit në zonën tërheqëse të Oksfordit verior (vetëm pak minuta nga qendra e qytetit). Nxënësit më të rritur mund të kenë opsionin të qëndrojnë me familje mikpritëse. d’Overbroeck ka dy shtëpi konvikt; një përballë Kolegjit, dhe tjetra 10 minuta me këmbë nga Kolegji.
Nxënësit jetojnë në dhoma gjumi teke, dyshe ose treshe me banja brenda ose me banja të përbashkëta. Në secilën prej shtëpive konvikt ka një prind shtëpie që jeton aty gjithë kohën. Prindërit e shtëpisë përgatisin mëngjesin dhe darkën për nxënësit. Dreka ofrohet në shkollë.
Shtëpitë e konviktit janë ndarë në zona të ndara për djemtë dhe vajzat; secila shtëpi konvikt ka një dhomë të madhe të përbashkët të cilën e përdorin së bashku vajzat dhe djemtë, si dhe një kopsht shumë të bukur për grillë, ping-pong, etj. Lidhja me internetin ofrohet për të gjithë nxënësit.
MBARËVAJTJA
Kujdesi për nxënësit tanë është i shkëlqyer. Nxënësit mbikëqyren mirë nga mësuesit gjatë ditë dhe nga prindërit e shtëpisë në mbrëmje dhe natën. Nëse nxënësit dëshirojnë të shkojnë në qendër të Oksfordit gjatë kohës së tyre të lirë ata duhet të firmosin kur dalin dhe të na njoftojnë se ku do të shkojnë dhe të firmosin sërish kur të kthehen; të gjithë nxënësit më të vegjël se 10 vjeç duhet të shoqërohen nga të paktën një shok apo shoqe. Ka në dispozicion një linjë ndihme për emergjencat 24 orë në ditë.
UDHËTIMET DHE AKTIVITETET
Bëhen dy udhëtime në javë që janë lidhura ngushtë me materialet që janë studiuar atë javë dhe ka një gamë të jashtëzakonshme të aktiviteteve në kurse. Këto mund të përfshijnë shtyrjen e lundrës me shtagë, kriket, rrëshqitje në akull, kinema në mbrëmje, koncerte, grillë, kajak, shfaqje për talente, mini-olimpiada, leksione vallëzimi, etj. Destinacionet e udhëtimeve përfshijnë qytete të famshme si Londër, Stratford upon Avon, Uarvick, Cardif, Bath, Brajton, etj.
Për më shumë të dhëna: http://www.doverbroecks.com/summer ose dërgoni email tek summer@doverbroecks.com














